Zaev- Kantone: Përgëzime për proceset reformuese, mbështetje për luftën e përbashkët kundër korrupsionit

Maqedonia

Zaev- Kantone: Përgëzime për proceset reformuese, mbështetje për luftën e përbashkët kundër korrupsionit

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 09:19
Zaev- Kantone

Kryeministri Zoran Zaev bashkë me drejtorin e Drejtorisë së policisë financiare Arafat Muaremi është takuar me kryetarin e Drejtorisë për Antikoorupsion kombëtar të Italisë, Rafaele Kantone, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe ambasadori i Republikës së Italisë, Karlo Romeo.

Në takim siç ka bërë të ditur pres shërbimi qeveritar është shprehur mbështetja për marrëveshjen e arritur me Greqinë i cili është vlerësuar si hap i rëndësishëm në realizimin e suksesshëm të përpjekjeve të vendit për integrim evropian dhe euroatlantik.

“Është theksuar përkushtimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për vazhdimin e reformave në sistemin gjyqësor, administratën publike, shërbimet e sigurisë dhe zbulimit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në takim me përfaqësuesin e lartë italian pozitivisht është vlerësuar sjellja e ligjit për pengimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit si dhe zgjedhja transparente e emërimit të anëtarëve të Komisionit për pengimin e korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, thuhet në kumtesën e pres shërbimit qeveritar.

Dy delegacionet janë pajtuar se Maqedoninë e Veriut dhe Italinë i lidh miqësia e sinqertë dhe bashkëpunimi, me intencë dhe mbështetje të thellohen dhe konkretizohen hapat e ardhshëm që dy vendet do t’i ndërmarrin në sferën e luftës kundër korrupsionit, këmbimit të përvojave të përbashkëta, ideve, praktikave dhe masave dhe në sfera tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat