Ninxha: E pranoj përgjegjësinë nëse përcaktoni se kam

Maqedonia

Ninxha: E pranoj përgjegjësinë nëse përcaktoni se kam

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 09:22
 Aleksandar Vasilevski Ninxha

Aleksandar Vasilevski Ninxha në fjalët përfundimtare në gjykimin për ngjarjet në Kuvend të 27 prillit 2017 disa orë në Gjykatën Penale e analizoi aktakuzën kundër tij, si edhe listën e thirrjeve telefonike nga ajo e ditë, duke e lexuar me numër apo me emër siç i janë memoruar.

“Qëndroj para jush dhe pranoj përgjegjësi nëse përcaktoni se e kam. Këtu jam që të përcaktohet e vërteta. Isha në arrati për shkak të shëndetit të vajzës time, të cilën e kam pritur mbi nëntë vjet. Më pas vetë jam paraqitur në polici”, tha Vasilevski në fjalën përfundimtare para Gjykatës.

Ai foli për atë se si ish-shefi i DSK-së, Goran Grujevski, zëvendësi i tij Nikolla Boshkovski dhe drejtori i atëhershëm Vlladimir Atanasovski me operativistët e tij brenda dhe jashtë Kuvendit më 27 prill i kanë grumbulluar dhe asgjësuar dëshmitë.

Paraprakisht i akuzuari Nikolla Mitreski-Kolo në fjalët përfundimtare të gjykimit për ngjarjet në Kuvend të 27 prillit 2017, tha se i vjen keq për ngjarjet dhe u kërkoi falje deputetëve të pranishëm, qytetarëve dhe gazetarëve të 27 prillit.

“Opinioni e di se ne ishim të manipuluar prej idesë për të ashtuquajturën “Platforma e Tiranës” e kryesuar nga organizatorët politikanë”, theksoi Kolo.

Për hyrjen në Kuvend, Kolo tha se qëndron pas secilit gabim të tij dhe e pranoi se ai e ka thyer derën e qelqtë dhe jo i akuzuari Levi.

Për sot për ngjarjet e “27 prillit” është caktuar seancë e re në të cilën fjalë do të kenë mbrojtësit e të akuzuarve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat