Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Vllado Buçkovski në një intervistë për "blumbergtv" ka deklaruar se ndryshimi i klimës politike nuk mund të ndjehet menjëherë pas qasjes së Maqedonisë së Veriut në NATO, por megjithatë ajo sjell stabilitet të madh për vendin e cila tanimë po ecë në rrugën e saj të eurointegrimeve.
Ai thotë se sfida më e madhe e vendit është fillimi i negociatave për antarësim në Bashkimin Europian.
"Shpresat janë se negociatat për antarësim në BE do të fillojnë në qershor. Kjo do të sjell stabilitet të rëndësishëm në Maqedoninë e Veriut pas gjashtë muajve të vështira rreth nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, në të cilën u zgjidh kontesti për emrin me Greqinë", thotë Buçkoski.
Sipas Buçkoskit antarësimi në Union do ta bëj shtetin dhe rajonin më të dëshiruar për biznes.
"Investitorët nuk vijnë në Ballkanin Perendimorë vetëm për shkak fuqisë puntore të lirë. Rajoni ka shumë resurse që mund të ofron. Duhet të ua tregojmë europianëve potencialin tonë, personat e ri, mundësitë turistike dhe të tjera", thotë ish kryeministri Buçkovski.