Policia ka arrestuar një shkupjan me 10 emigrantë nga Afganistani dhe Pakistani

Maqedonia

Policia ka arrestuar një shkupjan me 10 emigrantë nga Afganistani dhe Pakistani

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 10:24
Policia e Maqedonise

Mbrëmë rreth orës 21:30 në autostradën Gjevgjeli – Negotinë, në urën Klisura, zyrtarët policor kanë ndaluar një automjet “Mercedes” me targa të Shkupit, të drejtuar nga S.O. (47) nga Shkupi.

“Gjatë kontrollit, janë gjetur 10 persona emigrantë nga Afganistani dhe Pakistani. Shoferi dhe emigrantët janë arrestuar dhe janë mbajtur në Stacionin Policor në Negotinë për pastrimin e rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat