BE: E dënojmë sulmin në burg ndaj Mile Janakieskit dhe Spiro Ristovskit

Maqedonia

BE: E dënojmë sulmin në burg ndaj Mile Janakieskit dhe Spiro Ristovskit

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 11:24
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup nëpërmjet një kumtesë e ka dënuar dhunën në burg që është ushtruar ndaj dy ish ministrave Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski.

“BE-ja fuqimisht dënon çdo formë të dhunës dhe në të njëjtën kohë shpreh brengosje për incidentet e raportuara në Burgun e Shutkës. Ne presim që këto incidente të hetohen si dhe të vijojnë pasoja”, thuhet në kumtesë.

Sa i përket procedurave gjyqësore në lidhje me incidentet e 27 Prillit, ata thonë se nuk do të komentojnë për to.

“Në përgjithësi, ne presim që institucionet gjyqsore ta kryejnë punën e vet ne mënyrë profesionale dhe të pavarur”, thuhet në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat