Të reja për “Termini im”, tani do të ketë edhe termin “Urgjencë 24” dhe “Referim pa termin”

Maqedonia

Të reja për “Termini im”, tani do të ketë edhe termin “Urgjencë 24” dhe “Referim pa termin”

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 12:50
Foto Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë dhe Drejtoria për Shëndetësi Elektronike po sjellin të reja në sistemin nacional “Termini im”, me qëllim ashtu siç thonë nga Ministria e Shëndetësisë, përmirësimin e evidencës shëndetësore dhe thjeshtësimin e punës së punëtorëve shëndetësor, por para se gjithash për shkak të optimizimit të procesit të referimit të pacientëve dhe marrjen e shërbimeve të shpejta kur kanë nevojë pacientët.

Ndryshimi më i rëndësishëm i cili do të sillet është se do të ketë dy referime të reja, prej të cilëve i pari do të jetë “Urgjencë 24”, i cili do të jepet nëse mjeku i cili do kryej kontroll dhe do të konstatojë nëse pacienti për shkak të gjendjes shëndetësore e cila është e rrezikshme për jetën, e ka patjetër që të kontrollohet nga specialisti, ose t’i kryhet procedurë e caktuar diagnostifikuese në afat prej 24 orëve.

Referimi i dytë quhet “Referim pa termin” dhe do të shfrytëzohet në raste kur pacienti ka nevojë për kontroll, lidhur me realizimin e ndonjë të drejte të caktuar dhe kontrolli duhet të bëhet në shtatë ditët e ardhshme. Ky lloj i udhëzimit do të shfrytëzohet nëse në institucionin që drejtohet nuk do të ketë termin të lirë në shtatë ditët e ardhshme për kontroll të rregullt.

Referimi pa termin nuk  do të shfrytëzohet për kontrollin e parë, por për realizimin e të drejtës dhe obligimeve të të siguruesve nga sigurimi i obliguar shëndetësor edhe atë për: rekomandim për pushim mjekësor, rekomandim për shfrytëzim të terapisë kronike, rekomandim për dhënie të ndihmëseve ortopedike, realizim të të drejtave tjera për të cilat është i nevojshëm mendimi i specialistit, kontrolleve, terapisë, që për shkak të gjendjes shëndetësore duhet që të kryhen në afat prej 24/48/72 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat