Taravari pret për ngushëllime delegacionin e Bashkësisë Lokale të Llaskërcës

Maqedonia

Taravari pret për ngushëllime delegacionin e Bashkësisë Lokale të Llaskërcës

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 13:49
Taravari pret për ngushëllime delegacionin e Bashkësisë Lokale të Llaskërcës

Një delegacion nga Bashkësia Lokale e fshatit Llaskërcë në krye me kryetarin e bashkësisë lokale Samet Misini, qëndruan sot në komunën e Gostivarit, për t’i shprehur ngushëllime kryetarit Arben Taravari dhe qytetarëve të Gostivarit për viktimat e tragjedisë së 13 shkurtit.

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari në shenjë respekti dhe falënderimi, kryetarit të Bashkësisë Lokale të Llaskërcës Samet Misini i ndau mirënjohje, ndërsa kërkoi nga banorët, që të propozojnë ndonjë projekt infrastrukturor të këtij fshati, i cili do ishte financuar nga komuna e Gostivarit në shenjë mirënjohje për atë që bënë për ta aksidentuarit.

Vazhdimisht numërojmë numrin e viktimave, por ndonjëherë harrojmë se asaj tragjedie i mbijetuan 38 persona të tjerë, dhe gjithë kjo, pikësëpari falë kontributit të këtyre personave, tha me këtë rast, kreu i komunës Arben Taravari.

Përmes atij projekti, do të doja që ne si gostivaras të forcojmë raportet me banorët e Llaskërcës, t’i kujtojmë gjithmonë këta heronj dhe kjo të shërbejë si një shembull për humanizëm dhe solidaritet, nënvizoi Taravari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat