Arrestohen dy persona nga Saraji, janë kapur me armë, marihuanë dhe kokain

Maqedonia

Arrestohen dy persona nga Saraji, janë kapur me armë, marihuanë dhe kokain

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 14:25
Foto Ilustrim

Me 20.02.2019, në bazë të urdhrit gjyqësor, zyrtarët policor nga Sektori për punë të brendshme në Shkup, kanë kryer kontroll në shtëpinë e dy personave në Shkup.

Gjatë kontrollit në vikend shtëpinë në fshatin Svillare e Poshtme të S.M.(33) janë gjetur dhe konfiskuar një pako me kokain dhe matëse digjitale me mbetje nga kokaina.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e F.S.(21) nga Svillare e Poshtme janë gjetur dhe konfiskuar plumba dhe marihuanë. Dy personat janë arrestuar dhe dërguar në Stacionin Policor në Saraj.

Pas dokumentimit të tërësishëm të rasteve kundër tyre do të ngriten padi adekuate penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat