Emërohet gjykatëse e re në lëndën “Titanik 3”, seanca e radhës më 15 mars

Maqedonia

Emërohet gjykatëse e re në lëndën “Titanik 3”, seanca e radhës më 15 mars

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 14:33
Ejup Alimi dhe Ismet Guri

Me emërimin e gjykatëses së re në lëndën “Titanik 3”, Marija Klletiçka, sot është mbajtur seancë gjyqësore për këtë lëndë të Prokurorisë Speciale.

Para disa ditësh gjykatësja Olja Ristova, e cila e udhëhiqte rastin, kërkoi që të zëvendësohet, ndërsa kërkesa iu miratua nga kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev.

Pasi procesi gjyqësor nisi nga fillimi, gjykatësja Marija Klletniçka kërkoi nga prokurori, si dhe të akuzuarit Ejup Alimi dhe Ismet Guri, të thonë fjalët e tyre hyrëse.

Alimi dhe Guri thanë se nuk ndjehen fajtorë në lidhje me akuzën që është ngritur nga Prokuroria Speciale.

Ndërsa prokurori i PSP-së Gavrill Bubevski, kërkoi të mos ftohen dëshmitarët të cilët janë dëgjuar një herë, ndërsa dëshmitë e tyre të ndiqen nga videot e gjykatës, por Alimi dhe Guri refuzuan këtë me arsyetimin se dëshmitarët duhet të jenë të pranishëm fizikisht me qëllim që këshilli gjyqësor të vlerësojë më drejt.

Të akuzuarit dhe avokatët e tyre sot kërkuan që gjithë dokumentacioni për lëndën “Titanik 3” të përkthehet në gjuhën shqipe, duke ju referuar Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Seanca e radhës për rastin “Titanik 3” është caktuar për më 15 mars.

Alimi dhe Guri akuzohen se si anëtarë të Komisioni Komunal Zgjedhor në Çair, në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Çair kanë shkatërruar materialet zgjedhore, me çka kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat