Pushteti “për”, opozita “kundër” marrjes së imunitetit të deputetit Veljanoskit

Maqedonia

Pushteti “për”, opozita “kundër” marrjes së imunitetit të deputetit Veljanoskit

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 16:41
Komisioni parlamentar për Çështjet e mandateve dhe imunitetit

Komisioni parlamentar për Çështjet e mandateve dhe imunitetit diskuton kërkesën për aprovimin e paraburgimit të deputetit Trajko Veljanovskit, të paraqitur nga Gjykata Penale për krim të organizuar dhe korrupsion, për shkak të dyshimit për përfshirje në ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017.

Gjatë seancës dëgjoheshin opinione të ndryshme të anëtarëve të Komisionit.

Deputetët e opozitës besojnë se nuk ka arsye për t’ia hequr mandatin e Veljanoskit, dhe siç thanë ata, vetëm në bazë të kërkesës së gjykatës që nuk ka ndonjë dokument tjetër dhe se ky është një proces i motivuar politikisht.

Deputetët nga ana e shumicës qeverisëse thanë se Komisioni duhet të diskutojë kërkesën e gjykatës dhe të marrë një vendim. Nuk është e jona, thanë ata, të vlerësojmë aktakuzën, sepse atë do ta bëjë Gjykata. Ata mendojnë se ngjarjet e 27 prillit duhet të pastrohen plotësisht dhe se vetëm në këtë mënyrë do të ketë një shtet ligjor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat