Aziz Polozhani emëron dy dekanë që nuk njohin gjuhën shqipe

Maqedonia

Aziz Polozhani emëron dy dekanë që nuk njohin gjuhën shqipe

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 17:07
Universitetin Nënë Tereza

Problematika me kuadrin mësimor dhe drejtues në Universitetin Nënë Tereza sa shkon e thellohet edhe më tepër. Në ditët paraprake u paraqit informacioni se numri i mësimdhënësve që nuk njohin gjuhën shqipe në Universitetin “Nënë Tereza” ishte me të vërtet i madhë dhe se shumica e tyre ishin në pozita udhëheqëse në po të njejtin institucion. Ky informacion ishte konfirmuar edhe nga vetë universiteti mirëpo arsyet ishin jo përmbajtësore.

Siç jozyrtarisht mëson Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk, situata si duket është bërë edhe më alarmante pas emërimit për ushtrues detyre të dy dekanëve që nuk njohin gjuhën shqipe edhe atë, në fakultetin e Informatikës është emëruar Stojan Kitanov ndërsa në fakultetin e telknologjisë për ushtruese detyre dekan Nevenka.

Edhe pse  në Universitetin Nënë Tereza në vazhdimësi lajmërohen parregullësi në funksionimin e këtij institucioni nuk kemi marrje të përgjegjësis nga i pari i këtij institucioni, Aziz Polozhani.

“Rektori Aziz Polozhani duhet ti drejtohet opinonit të gjerë, të shqaroj problematikat dha akuzat që në shumicën e rasteve janë të drejtuara mu në drejtim të tij dhe keqmenaxhmit që bëhet nga vet ai. Përgjegjësia për skandalet e shumta që rëndë dëmtojn  një institucion sikurse është universiteti Nënë Tereza më së paku duhet të manifestohet me dorëheqje nga ana e Rektorit të këtij Universiteti ” shprehet për "Zhurnal" një e punësuar në Universitetin Nënë Tereza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat