A duhet të legalizohet kanabisi, mjekët: kanabisi ndihmon në disa raste. OJQ-të kërkojnë ndryshime ligjore

Maqedonia

A duhet të legalizohet kanabisi, mjekët: kanabisi ndihmon në disa raste. OJQ-të kërkojnë ndryshime ligjore

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 18:04
Foto Ilustrim

Disa mjekë thonë se ka shembuj të shumtë ku kanabisi dhe ekstraktet e përbëra prej tij iu ka ndihmuar të sëmurëve nga sëmundjet e ndryshme epidemike.

Marihuana medicinale është e lejueshme në shumë shtete dhe mjekët lirisht mund ta shkruajnë në udhëzime, thanë mjekët e pranishëm në debat. 

“Një fëmijë i cili para dy ditësh ishte me grip të shpendëve dhe i cili paraprakisht ka pasur epilepsi, i dhamë kanabis, përkatësisht ekstrakt prej vajit të kanabisit, e dozuam pak më shumë, për shkak se sulmet ishin të forta, me asnjë terapi anti-epidemike nuk u përmirësua. Sigurisht se dhënia e kësaj materie solli deri te qetësimi i përshkallëzuar i atyre sulmeve. Çka fituam ne, në këtë rast fituam qetësim dhe do të mundemi që me terapinë e ardhshme që duhet ta marrë, të ketë efekt”,- tha pediatria, Aspazija Sofijanova. 

“Pacientët e mi të cilët u mjekuan nga sëmundje e Parkinsonit, autizmit, me insulinë, mund të them se janë të kënaqur. Mund të na hidhërohen vetëm shtëpitë farmaceutike, për shkak se nuk u shiten ilaçet”,- tha internistja neourologe nga Polonia, Elena Kotevska.

OJQ-të kërkojnë ndryshime ligjore, mes të cilave është edhe dekriminalizimi i kanabisit. Ata thonë se është e palejueshme që shitësit të trajtohen si dilerë të drogës, kurse shfrytëzuesit të dënohen me burg prej 3 deri në dhjetë vite.   

“Deri kohëve të fundit në Maqedoni nuk kemi pasur ligj për përdorim mjekësor të kanabisit, kurse për momentin kemi një, i cili duhet të ndryshohet, për shkak të lëshimeve të atyre të cilët e kanë shkruar ligjin, apo thjesht mosinteresimin e tyre për të bërë ligj i cili do ta rregullojë këtë barishte, duke marrë parasysh potencialin e tij ekonomik dhe vetitë mjekësore”,- u shpreh Xhon Ilia Apelgrin nga Shoqata “Bilka”.

Pjesë e OJQ-ve vlerësojnë se me legalizimin e kanabisit do të ulej edhe diskriminimi i personave që përdorin kanabisin si rekreim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat