Gjykata cakton masën e burgut shtëpiak për Janakieskin, Ristovski mbetet në burgun e Shuto Orizares

Maqedonia

Gjykata cakton masën e burgut shtëpiak për Janakieskin, Ristovski mbetet në burgun e Shuto Orizares

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 20:34
Mile Jankieski

Këshilli Penal i departamentit për krim të organizuar dhe korrupsion në kuadër të Gjykatës Themelore Shkupi 1 ka marrë vendim me të cilën masa e paraburgimit, për ish-ministrin për Transportit dhe Lidhjeve, Mile Jankieski, ndryshohet në masë të burgut shtëpiak, ndërsa ish-ministri për Punë dhe Politikë Sociale, Spiro Ristovski ngelën në burgun e Shuto Orizares.

“Duke proceduar pas ankesave të palës mbrojtës të M.J. dhe S.R. kundër vendimit të procedurës paraprake për pranimin e propozimit të Prokurorisë Themelore Publike për krim të organizuar dhe korrupsion, me vendimin e të cilës caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh, Këshilli Penal sot mbajti seancë publike në prani të palëve.

Pas sqarimit të palëve, si dhe vlerësimin e fakteve dhe dëshmive të paraqitura në ankesat dhe vendimet e gjyqtarit të procedurës paraprake, Këshilli mori vendim me të cilën ankesa e të akuzuarit M.J. pranohet, ndërsa me vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake të akuzuarit i caktohet masa e burgut shtëpiak prej 30 ditësh. Ndërsa Këshilli Penal ankesën e S.R e ka refuzuar”, thonë nga Gjykata Themelore Shkupi 1.

Ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, si dhe ish-ministrat Janakieski dhe Ristovski, u arrestuan të mërkurën për shkak të dyshimit të përfshirjes së tyre në ngjarjet e 27 prillit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat