Vazhdon nesër seanca për marrjen e imunitetit të Veljanoskit

Maqedonia

Vazhdon nesër seanca për marrjen e imunitetit të Veljanoskit

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 20:36
Pavlle Bogoevski

Nesër do të vazhdojë seancë e Komisionit për çështje të mandateve dhe imuniteteve në të cilën do të debatohet për marrjen e imunitetit të deputetit Veljanoskit.

Kryetari i Komisionit, Pavlle Bogoevski e ka caktuar për nesër seancën për shkak të paraqitjes së shumë deputetëve për marrjen e fjalës.

Nga opozita sot bënë thirrje që mos t’i merret imuniteti i deputetit Veljanoskit, për shakë se ai me sjelljet e tij nuk ka treguar shenja se do të kundërshtonte të gjithë procedurën që është ngritur kundër tij.

Deputeti i OBRM-PDUKM-së i pyeti deputetët se në bazë të cilit argument vlerësohet se një deputeti duhet t’i merret imuniteti dhe se për këtë rast vetëm kanë marrë një kërkesë nga Gjykata Penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat