Midis BDI-së ose BOJKOTIT të shqiptarëve!

Maqedonia

Midis BDI-së ose BOJKOTIT të shqiptarëve!

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 08:10
Ali Ahmeti

LSDM-ja, është  e detyruar që të gjej një kandidat serioz, me të cilin mund  t`i  bëj ballë një  rivali të  denjë siç është  zonja Siljanovska.  Megjithëse ata kanë  paralajmëruar se kandidatin e tyre do ta zyrtarizojnë më 3 mars, në kongresin e partisë, ato vazhdojnë të jenë në  hall të madh për shkak të presioneve të brendshme, nga dy krahët brenda partisë si dhe nga presione te jashtme.

Deri tani si kandidatët të mundshëm në garën për zgjedhjet presidenciale të 21 prillit, nga burime të besueshme brenda LSDM-së, bëhet e ditur se si kandidat  më serioz janë  ish kandidati   presidencial Stevo Pendarovski dhe dhe ministri aktual i jashtëm Nikolla Dimitrov.  Sa i përket z Pendarovski, thuhet se ai gëzon mbështetje  shumë më të lartë nga të gjithë kandidatët tjerë të mundshëm  në të gjitha matjet e opinionit, si  dhe gëzon  edhe mbështetjen e figurave kryesore të LSDM-së, por  kundërshtohet ashpër nga BDI-ja, për shkak të  sjelljes së këtyre të fundit  me bojkotin  që i bën z Pendarovski  në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014. Prandaj  edhe nuk  mund  t`ia lejojnë  vetes këtë luks të dalin keq në sytë e shqiptarëve pasi  nuk e  votuan atëherë dhe smund ta votojnë edhe tani. Poashtu, jozyrtarisht   thuhet se kandidaturën e z Pendarovski e  mbështesin Lëvizja BESA bashkë me Aleancën, por edhe shumica e shqiptarëve  edhe atë përshkak ndjenjës së keqardhje për z Pendarovski të cilit iu mohua  fitorja, në zgjedhjet  presidenciale të vitit 2014, për faj të BDI-së.

Ndërkaq sa i përket kandidatit tjetër që përflitet nga LSDM-ja, ministri aktual i jashtëm Nikolla Dimitrov, thuhet se për të më tepër lobon  kryeministri Zaev edhe atë  për shkak të presionit  të BDI-së.  Megjithatë rejtingu i z Dimitrov nuk është edhe aq i kënaqshëm për dy arsye:

Së pari z Dimitrov ishte kryenegociatori  me palën greke në zgjidhjen e kontestit disa vjeçar  me fqinjin jugor.  Prandaj, tek komuniteti maqedonas  nuk shihet me sy të mirë, pasi që  me marrëveshjen e nënshkruar në Prespë  sipas tyre është fajtori kryesorë që vulosi ndryshimin e emrit të shtetit, e që nuk kapërdihet edhe aq lehtë te pala maqedonase.

Së dyti z. Dimitrov nuk gëzon mbështetje të mjaftueshme  tek shqiptarët, votat e të cilëve llogaritet të jenë vendimtare në zgjedhjen e presidentit të ri. Poashtu  ky i fundit njihet si njeri i afërt me VMRO-DPMNE-në, si dhe njeriu që  e ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë  dhe është shumë  i afërt  me deputetin  e dënuar nga Gjykata e Hagës Johan Tarçulloskin, të njohur tek shqiptarët për ngjarjet e Lubotenit në vitin 2001.

Si do që të jetë nëse në kongresin e LSDM-së, ndodh të zgjidhet Dimitrov, është e pritshme që zgjedhjet  të bojkotohen në masë të madhe nga ana e shqiptarëve dhe në këtë rast fitorja e profesoreshës Siljanovska nga opozita do të ishte e pashmangshme.

Deri më tani zyrtarisht vetëm VMRO-ja ka nxjerr kandidatin e saj për president edhe atë Gordana Siljanovska, profesoreshë universitare, e cila megjithatë ka një integritet akademik intelektual dhe me të drejtë  konsiderohet si konkurrente serioze në garën presidenciale.

Sa u përket partive opozitare shqiptare, theksohet  se ata  po shqyrtojnë  opsionin për nxjerrur  një kandidat të përbashkët shqiptar që do të ketë për kundërkandidat dy kandidat maqedonas, ku sipas pritjeve të tyre shanset  janë maksimale që në raundin e dytë të garojë një shqiptarë dhe një maqedonas, pasi gjithë shqiptarët në raundin e parë do t’ia japin votën shqiptarit edhe do të dëshmojnë se janë faktor pa të cilin nuk mundet shteti  edhe pse do  të kishte  thirrje nga BDI që të përkrahet kandidati i LSDM-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat