Dhuna në Kuvendin e Maqedonisë, sot i hiqet imuniteti një deputeti

Maqedonia

Dhuna në Kuvendin e Maqedonisë, sot i hiqet imuniteti një deputeti

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 11:04
Foto ilustrim

Komisioni për Çështjen e Mandateve dhe Imunitetit do të vendos sot heqjen e imunitetit të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanovski.

Kjo nuk ndodhi dje për shkak se në seancë u paraqit një numër i madh i deputetëve të opozitës për të diskutuar.

Pushteti dhe opozita zhvilluan debat të ashpër. Deputeti Veljanovski, deklaroi se nuk ndjehet fajtor për akuzat e ngarkuara, respketivisht organizator i ngjarjeve terroriste të 27 prillit.

Ai shtoi se ndryshe e ka menduar largimin pas tre mandateve si kryetar i Kuvendit.

Por deputeti i shumicës, Goran Misovski, tha se përgjegjësi për ngjarjet e 27 prillit, patjetër duhet të ketë, sepse aty u rrezikua jeta e deputetëve dhe gazetarëve.

Misovski tregoi edhe gurin i cili mund t’i kishte marrë jetën ndonjë deputeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat