Mançevski: Vendimet e Komisionit Anti-korrupsion do të respektohen

Maqedonia

Mançevski: Vendimet e Komisionit Anti-korrupsion do të respektohen

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 14:26
Damjan Mançevski

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe i Shoqërisë, Damjan Mançevski sot deklaroi se “Vendimet e anëtarëve të komisionit për parandalimin e korrupsionit, që porositën të shqyrtohen të gjithë procedurat e punësimeve të familjarëve të funksionarëve të lartë do t’i respektojmë”.

“Duhet t’i shohim rastet ndaras, nëse bëhet fjalë në shkeljen e normave dhe rregullave, por këtu nuk bëhet fjalë për shkeljen e ligjit, këtu bëhet fjalë për shkeljen e etikës, të themi. Ne themi se dikush duhet të tërhiqet, nëse do të tërhiqet njeriu, i cili është punësuar apo do të tërhiqet funksionari. S’është i lehtë vendimi, megjithatë janë vendime familjare”, thotë ministri Mançevski.

Ai theksoi se thirrja që e drejtuan ndaj funksionarëve, që i ndërlidhin me punësimet e familjareve të tyre në institucionet shtetërore është për disa nga to, por vendimi duhet ta sjellin ata personalisht, ndërsa trysnia nga publiku duhet të sjell në vendimet më të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat