Reshjet e borës në Maqedoni, ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda në disa akse

Maqedonia

Reshjet e borës në Maqedoni, ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda në disa akse

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

Qarkullimi në rrugët e Maqedonisë po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të lagështa dhe në vendet malore në dëborë.

Reshjet e borës ka pothuajse në të gjithë vendin, në disa qafa malore është vendosur ndalim-qarkullimi i automjeteve të peshave të rënda.

Nga “Rrugët e Maqedonisë” informojnë se sot në mëngjes, për shkak të reshjeve intensive të borës dhe erës së përforcuar vendoset ndalesë për automjete të rënda ngarkuese në drejtimin rrugor aksi-Mavrovë-Dibër, Manastir-Resnjë përmes vendkalimit malor Gjavatë, Gostivar-Kërçovë përmes vendkalimit malor Strazhë dhe drejtimin rrugor Pallankë-vendkalimi kufitar Deve Bair.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat