MPB me detaje mbi incidentin e përgjakshëm në Resnjë

Maqedonia

MPB me detaje mbi incidentin e përgjakshëm në Resnjë

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 12:06
MPB

Në ora 21 mbrëmë në stacionin policor në Resnjë ishte lajmëruar se në restorantin në rrugën Josif Josifovski ka ndodhur një përplasje fizike mes B.O (21), L.A (46), T.R (33) nga njëra anë dhe R.D (51) nga ana tjetër të gjithë shtetas të Republikës së Shqipërisë që punonin në Resnjë.

Sipas paralajmërimit, në një moment ato kanë dalë nga objekti ku R.D dhe L.S me thikë i kanë shkaktuar plagë të rënda palës tjetër, ndërkohë që policia ka dal menjëherë në vendngjarje.

Të lënduarve ju është bërë mjekim në spitalin e Manastirit e më pas janë dërguar në stacionin policor për të dhënë deklaratat e tyre. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar arsyet e zënkës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat