Edhe në "Universitetin Nënë Tereza" vlon nepotizmi !?

Maqedonia

Edhe në "Universitetin Nënë Tereza" vlon nepotizmi !?

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 13:30
Universiteti Nënë Tereza

Jozyrtarysht mësohet se në Universitetin Nënë Tereza ku rektor është Aziz Polozhani, janë të punësuar të afërm të të njejtit edhe atë nipër të tij, të afërm të gruas së tij dhe të afërm tjerë. 

Sipas burimeve tona, këto janë emrat e afërmve të rektorit të punsuarëve me kontrata të përherëshme në UNT: 1. Gent Reçi - nipi i rektorit, 2. Jon Hani - dhëndrri i rektorit, 3. Albulena Halili - mbesa e gruas së rektorit

Kryeministri Zaev ditë më parë deklaroi se të gjithë udhëheqësit e institucioneve që kan punësuar familjar të afërt në institucionet shtetërore ti tërheqin ata nga vendet e punës për shkak të nepotizmit.

Parashtrohet pyetja a do të zbatoj urdhëresat e kryeministrit edhe rektori i këtij institucioni të arsimit të lartë duke tërhequr të njejtit për shkak të nepotizmit të shprehur në këtë insititucion?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat