“27 Prilli” i kthen nga harresa dy ish agjentët e arratisur

Maqedonia

“27 Prilli” i kthen nga harresa dy ish agjentët e arratisur

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 16:52
Grujovski dhe Boshkovki

Hyrja e dhunshme në Kuvend i ktheu nga harresa agjentët e arratisur Nikolla Boshkovski dhe Goran Grujovski. Të akuzuarit u përmendën në sallën e gjykatës si ofrues të logjistikës dhe organizator të ditës së kobshme. Megjithatë, dyshja e pandarë është duke e ndjekur nga Greqia procesin gjyqësor i cili po zgjerohet edhe me porositësit e dhunës.

Presin që komisioni për azil në Selanik të thirr një seancë në të cilën të dytë do të arsyetojnë përse kërkojnë mbrojtje politike nga fqinji jugor dhe se presin revanshizëm politik në rastet gjyqësore që PSP i zhvillon kundër tyre.

Sipas avokatëve të atjeshëm mbrojtës të Grujovskit dhe Boshkovskit sqarimi është se seanca ende nuk është caktuar meqë nuk ka përkthim në gjuhën maqedonase. Ata gëzojnë statusin e qytetarit të lirë në Greqi- mund të lëvizin lirshëm nëpër kafenetë dhe restorantet por edhe të udhëtojnë nëpër Greqi.

Ndërkohë, prokuroria për krim të organizuar dyshon se agjenti Nikolla Boshkovski është njëri nga porositësit e dhunës së 27 prillit. Prokurorët paralajmëruan se dëshmitë që e ndërlidhin me ngjarjet do të jenë të mjaftueshme që ai të ekstradohet, pasi ai nuk është i amnistuar për ngjarjet e 27 prillit. Ministria e drejtësisë ende pret përgjigje nga kolegët grek dhe zyrtarisht t’ua dërgojë sqarimin pse Grujovski dhe Boshkovki nuk janë ekstraduar ne vend.

“Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion tashmë paralajmëroi se do të dërgojnë te ne dokumente dhe dëshmi për ekstradimin e Nikolla Boshkovskit për veprën e re penale për të cilën është i dyshuar. Megjithatë dokumentet  e nevojshme ende nuk kanë arritur te ne”.

Grujovski dhe Boshkovski u arrestuan në aeroportin e Selanikut gjatë tentimit për të shkuar në Budapest më 18 nëntor të vitit 2017. Që prej atëherë vazhdon lufta për ekstradimin e tyre në vend. Ata kanë përdorur pasaporta të rrejshme bullgare. Gjykata në Selanik pas disa seancave vendosi që dyshja të ekstradohet, por këtë vendim e ndryshoi Supremja në Athinë me sqarimin se ata tashmë janë të amnistuar nga presidenti Gjorgje Ivanov për veprat për të cilat i ndjek PSP-ja. Ata janë edhe në procedurë për të marrë azil nga Greqia për shkak të frikës nga revanshizmi politik i pushtetit aktual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat