Kuvend, përplasje mes VMRO-së dhe Xhaferit

Maqedonia

Kuvend, përplasje mes VMRO-së dhe Xhaferit

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 22:14
Talat Xhaferi

Seanca parlamentare për heqjen e imunitetit të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanovski, ka filluar me përplasje mes deputetëve të VMRO-së që e kundërshtojnë këtë seancë dhe kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi, që e thirri enkas këtë seancë të jashtëzakonshme për sonte.

“Të hiqet pika nga rendi i ditës dhe të mendoni se çfarë po bëni meqë komisioni nuk arriti në konkluzion në lidhje me imunitetin e kolegut Veljanovski”, tha Nikolla Micevski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Kreu i Kuvendit nga ana tjetër është përgjigjur se po veprohet sipas ligjit, pikërisht në bazë të raportit të Komisionit për Çështjen e Mandateve dhe Imuniteteve dhe nuk ka asnjë pengesë për mbajtjen e seancës.

“Baza e thirrjes së seancës është raporti i Komisionit. Për këtë në aspekt procedural nuk ka asnjë pengesë për mbajtjen e seancës”, tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat