Kuvendi një orë pushim, Xhaferi në takim me koordinatorët

Maqedonia

Kuvendi një orë pushim, Xhaferi në takim me koordinatorët

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 23:46
Kuvendi i Maqedonisë

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi pas një orë e gjysmë debat me deputetët e opozitës, ku këta të fundit gjatë gjithës seancës kanë kundërshtuar me forcë këtë mbledhje të jashtëzakonshme, sepse sipas tyre nuk ka baza, ka kërkuar një orë pushim.

Gjatë këtij pushimi ai ka thirrur në takim koordinatorët e grupeve parlamentare. Seanca pritet të vazhdojë në orën 23:30.

Ndryshe, sonte pas orës 21.00 ka nisur seanca parlamentare për heqjen e mandatit të ish-kreut të Kuvendit dhe njëherazi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanovksi,  i akuzuar si organizator i ngjarjeve të 27 prillit, dy vjet më parë në Kuvend.  Vetë Veljanovski ka njoftuar se nuk merr pjesë në këtë seancë.

Gjatë ditës mes partive u diskutua nëse ka ose jo bazë në rregullore për thirrjen e seancës meqë paraprakisht Komisioni për çështje të mandatit dhe imunitetit kishte votuar me 4 vota për dhe 4 kundër heqjes së imunitetit të Veljanovskit.  Në seancën e Komisionit gjatë votimit mungoi deputeti i BDI-së Agim Shaqiri, siç u tha, për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore.

Kuvendi duhet të vendosë nëse do t’i marrë mandatin Veljanovskit i cili gjykohet për dhunën në Kuvend më 27 prill, gjatë kryesimit me seancën konstituive si ish-krye-parlamentar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat