Rifillon seanca për heqjen e imunitetit të deputetit Veljanovski

Maqedonia

Rifillon seanca për heqjen e imunitetit të deputetit Veljanovski

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 23:56
Kuvendi i Maqedonisë

Pas dy pauzave për më shumë se një orë pushim, ka rifilluar seanca e jashtëzakonshme për heqjen e imunitetit të deputetit të VMRO-DPMNE-së Trajko Veljanovski, i akuzuar si një ndër organizatorët e ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit 2017 në Kuvend.

Gjatë gjithë seancës VMRO-DPMNE-ja ka insistuar se nuk ka baza për zhvillimin e kësaj seance, pas kërkesës së gjykatës, për heqjen e mandatit të deputetit Trajko Veljanovski pasi Komisioni Amë u mbyll me 4 vota “pro” dhe 4 vota “kundër”.

Ky raport i Komisionit pa konkluzion konkret në të cilin Kuvendit do t’i propozohej t’i hiqej ose jo imuniteti deputetit Veljanovskit, sipas VMRO-së nënkupton se seanca nuk duhej të thirrej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat