Seancë gjyqësore për rastin e PSP-së “Fortesa 2”

Maqedonia

Seancë gjyqësore për rastin e PSP-së “Fortesa 2”

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 08:58
Gjyq

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për rastin e Prokurorisë Speciale “Fortesa 2”, në të cilën të akuzuar janë ish-shefi i Drejtorisë së Pestë në DSK Goran Grujovski, si dhe gjashtë të punësuar në DSK.

Të akuzuarit në këtë lëndë dyshohen për falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe shkatërrim të tyre në lidhje me përgjimet e paligjshme.

Dokumentet kanë të bëjnë me dy sistemet për përgjimet e paligjshme, të cilat sipas PSP-së, janë shkatërruar gjatë vitit 2014.

Grujovski së bashku me Nikolla Boshkovskit, i cili është i akuzuar nga PSP-ja në lëndë tjera, ndodhen në paraburgim në Greqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat