Fillon kontrolli në listën zgjedhore për votim jashtë vendit, do të zgjasë deri më 14 mars

Maqedonia

Fillon kontrolli në listën zgjedhore për votim jashtë vendit, do të zgjasë deri më 14 mars

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 09:55
Kontrolli në Listën zgjedhore

Kontrolli në Listën zgjedhore për votim jashtë vendit për zgjedhjet presidenciale, rrethi i parë i të cilave mbahet më 21 prill, filloi dje dhe do të zgjasë deri më 14 mars.

“Thirren shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut në (ceket shteti) të cilët dëshirojnë ta realizojnë të drejtën e tyre të votës, të bëjnë kontroll në ekstraktet e posaçme nga Lista zgjedhore në hapësirat e Përfaqësive diplomatike-konsullare në (ceket shteti dhe qyteti) në (ceket adresa e PDK) në periudhë prej 23 shkurtit deri më 14 mars të këtij viti.

Gjatë kontrollit shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut identifikohen para personit kompetent me dokument valid udhëtimi apo letërnjoftim valid të lëshuar nga organi kompetent i vendit”, ceket në kumtesën e sotme të KSHZ-së.

Kontrolli mund të bëhet edhe përmes faqes së internetit të KSHZ-së, http://www.sec.mk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat