Tryezë e rrumbullakët për mbështetje të personave të verbër

Maqedonia

Tryezë e rrumbullakët për mbështetje të personave të verbër

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 10:35
Personat e Verbër

Në hapësirat e Klubit të organeve të administratës shtetërore do të mbahet tryezë e rrumbullakët dedikuar iniciativave të institucioneve të sistemit për marrjen dhe vazhdimin e implementimit të projektit për mbështetje të personave të verbët në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ngjarja është në organizim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Ministrisë së Shëndetësisë, USAID-it, Fondacionit internacional Lajons Klub dhe Universitetit të Evropës Juglindore.

Në ngjarje do të prezantohen arritjet e deritanishme në punën me të rinjtë me shikim të dëmtuar, si dhe planet e ministrive individuale dhe institucioneve për veprim të përforcuar partnere,

Janë paraparë fjalime të ministrit të Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe dhe Ambasadorit të SHBA-së Xhes Bejli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat