Aksidenti i autobusit, doktor Hasani: Një pacient është në gjendje të rëndë shëndetësore

Maqedonia

Aksidenti i autobusit, doktor Hasani: Një pacient është në gjendje të rëndë shëndetësore

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 11:29
Foto: Aksidenti

Drejtori i Klinikës për Traumatologji, Sëmundje Ortopedike, Anestezion, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv (KTSOARMI) në Qendrën Urgjente të Qendrës Klinike “Nënë Terezë”, Ilir Hasani sot ka deklaruar, se në kurim janë pesë të lënduar në aksidentin e autobusit në autostradën Shkup – Tetovë, prej të cilëve një vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Në intensive e kemi një pacient, që ka mbetur prej më herët, dhe që është në gjendje më të rëndë shëndetësore. Jemi duke u munduar që ta shpëtojmë me operacione të një pas njëshme. Këtu kemi 5 pacientë. Një është në Neurokirurgji, dy janë në Traumatologji, një është në Torakal dhe një në Intensive”, tha Hasani.

Përveç 5 pacientëve në Qendrën Klinike “Nënë Terezë”, sipas informacioneve të fundit, Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatorit”, thuhet se për kurim janë edhe 8 pacientë, prej të cilëve një është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Përndryshe, të mërkurën bëhen dy javë që kur autobusi i ndëmarrjes “Durmo Turs” u rrokullis në autostradën Shkup – Tetovë, dhe si pasojë kanë ndërruar jetë 15 persona, e ndërkaq u lënduan 39 të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat