LSDM-ja bojkton Talat Xhaferin

Maqedonia

LSDM-ja bojkton Talat Xhaferin

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 12:25
Frosina Remenski dhe Talat Xhaferi

Nënkryetarja e Kuvendit Frosina Remenski sot nuk është paraqitur në takimin e rregullt koordinativ që mbahet çdo të hënë në Kuvend me kryetarin e institucionit ligjvënës, Talat Xhaferi, transmeton Gazeta Lajm.

Ndërkohë, mësohet se edhe grupi parlamentar i LSDM-së ka refuzuar të merr pjesë në dy seancat plenare të caktuara për sot, në shenjë revolte për shkak se Xhaferi nuk e vendosi në votim heqjen e imunitetit të deputetit Trajko Veljanovski, thonë burime nga LSDM-ja.

“Kjo nuk është çështje e Kuvendit, por e Gjykatës. Kuvendi duhej që brenda tri ditëve të prononcohet për kërkesën për masën e paraburgimit për Veljanovskin. Por, Xhaferi nuk e vendosi në rend dite kërkesën për heqjen e imunitetit të Veljanovskit. Deputetët e LSDM-së nuk do të marrin pjesë sot në seancat plenare. Nuk duam të shërbejmë si alibi për të arsyetuar marrëveshjen evidente mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së” i kanë thënë portalit Plusinfo burime nga LSDM-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat