Ministri Fazliu me delegacion Qeveritar për homazhe të ish Presidentit Trajkovski në Bosnje e Hercegovinë

Maqedonia

Ministri Fazliu me delegacion Qeveritar për homazhe të ish Presidentit Trajkovski në Bosnje e Hercegovinë

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 12:59
Ministri i Vetqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu

Ministri i Vetqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu do të udhëheqë delegacionin e Maqedonisë së Veriut në Rotimlje të Bosnjes ku do ti bëhen homazhe ish Presidentit të vendit Boris Trajkovski në 15 vjetorin e vdekjes së tij.

Me Fazliun nga Qeveria në Bosnje do të udhëtojë edhe zv.ministri i Kulturës Vlladimir Llazovski.

"Ju njoftojmë se delegacion i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, pjesë e së cilës janë ministri për Vetqeverisje Lokale Suhejl Fazliu dhe zv.ministri për kulturë Vlladimir Llazovski, do të udhëtojnë për Rotmile, Bosnje e Hercegovinë në shënimn e 15 vjetorit të vdekjes të Presidentit Boris Trajkovski", njoftojnë nga Qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat