Zaharieva - Dimitrov: Është interes i përbashkët që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së

Maqedonia

Zaharieva - Dimitrov: Është interes i përbashkët që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 13:18
Zaharieva - Dimitrov

Ratifikimi i shpejtë i Protokollit për pranim në NATO, në Parlamentin bullgar është shembull i mirë për atë se sa e fuqishme është mbështetja e Bullgarisë dhe sa për ne në mënyrë strategjike është e rëndësishme Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e Aleancës, deklaroi shefja e Diplomacisë bullgare Ekaterina Zaharieva pas takimit të sotëm me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në Sofje.

“Shpresoj se në dhjetor në Londër do të jeni aleat me të drejtë të plotë dhe se deri atëherë do të përfundojë ratifikimi i Protokollit në të gjithë parlamentat nacional. E rëndësishme është në qershor t’i filloni edhe negociatat për anëtarësim në BE”, deklaroi Zaharieva.

Ajo shprehu edhe kënaqësi nga puna e Komisionit të përzier ekspert Maqedoni-Bullgari për çështje arsimore dhe historike, por edhe shpresë se do të intensifikohet bashkëpunimi i biznesit mes dy vendeve.

Zaharieva tha se pas ndërprerjes dhjetëvjeçare, në fillim të muajit mars do të përbëhet komision ekonomik i përbashkët, temë kryesore e së cilës do të jetë infrastruktura. Paralajmëroi edhe forum të biznesit me pjesëmarrje të mbi 100 kompanive bullgare.

“Duhet ta rregullojmë padrejtësinë historike të infrastrukturës së keqe që e kemi mes dy shteteve, duhet ta simulojmë biznesin dhe qytetarët e dy vendeve të bashkëpunojnë, të lidhen dhe të ndërtojnë miqësi në bazë të së vërtetës”, tha Zaharieva. Biznesit, shtoi “i nevojitet infrastrukturë sepse është mëkat të kaloni 288 kilometra për katër orë”.

Ministrja bullgare e Punëve të Jashtme potencoi se interesi i kompanive bullgare për investime në Maqedoninë e Veriut dyfish është rritur, ndërsa pret trendi i tillë të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ministri Dimitrov vlerësoi se pas nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë është bërë përparim i madh në bashkëpunimin mes Shkupit dhe Sofjes.

Afrimi mes dy vendeve, thotë Dimitrov, nuk duhet të jetë vetëm politik por edhe ekonomik. Ai shprehu falënderim për mbështetjen bullgare për në NATO dhe BE.

“Kemi interes të jemi shumë më afër me Bullgarinë. Kjo është për interes reciprok dhe për atë duhet të tregojmë urtësi dhe vizion”, tha ministri Dimitrov.

“Sipas tij, duhet të rregullohen të gjitha gabimet historike mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut që të mund të rregullohen marrëdhëniet bilaterale në baza të shëndosha. Duhet të bëjmë gjithçka, tha, të dy vendet të vazhdojnë të mbesin miqësore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat