Ziadin Sela: Seanca e mbrëmshme, skenar i BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së

Maqedonia

Ziadin Sela: Seanca e mbrëmshme, skenar i BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 13:51
Ziadin Sela

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, sot tha se ajo që ndodhi mbrëmë në seancën për marrjen e imunitetit të deputetit Trajko Veljanoskit, është “teatër me regji të BDI-së”.

“Dje ishim dëshmitarë të një teatri që e servoi BDI. Të njëjtit Talat nuk i pengoi kur u zgjodh kryetar i Kuvendit. Ai është aktor i mirë dhe tregoi se nuk është kandidat i mirë shqiptar për kryetar Kuvendit, që unë e pagova me gjak”, tha Sela në konferencë për shtyp.

Sipas tij, ajo që ndodhi dje është goditje mbi shpresat e shtetit të së drejtës.

“Qëllimi është të mbrohet Trajko Veljanoski, por edhe të fshihet roli që BDI e ka pasur më 27 prill. Ky është sinjal që BDI dhe VMRO-DPMNE e mbrojnë njëra tjetrën”, tha Sela.

Ai në këtë konferencë për shtyp e përsëriti edhe një herë kërkesën e tij për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ndryshe, mbrëmë kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, anuloi seancën për heqjen e imunitetit të Trajko Veljanoskit, i cili dyshohet si organizator i ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat