Cakaj, vizitë dyditore në Shkup

Maqedonia

Cakaj, vizitë dyditore në Shkup

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 14:07
Gent Cakaj

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Gent Cakaj në datat 26-27 shkurt do të jetë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Cakaj do të jetë në Shkup ku do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe.

Në datë 27 shkurt, Ministri Cakaj pas takimit me homologun e tij, Nikola Dimitrov, do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat