Partitë opozitare shqiptare kërkojnë shpërbërje të Kuvendit dhe zgjedhje të parakohëshme

Maqedonia

Partitë opozitare shqiptare kërkojnë shpërbërje të Kuvendit dhe zgjedhje të parakohëshme

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 14:46
Sela Kasami

Partitë opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA kanë reaguar ndaj kryeparlamentarit Talat Xhaferi pasi ky i fundit mbrëmë nuk e vazhdoi seancën për marrjen e imunitetit të ish kryeparlamentarit Trajko Veljanovski.

Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela thotë se pas zhvillimeve të mbrëmshme, kjo Qeveri nuk ka më kredibilitet në betejën që premtuan në sundimin e shtetit ligjor. Për këtë, Aleanca kërkon zgjedhje të parakohshme. Ai dyshon se seanca e mbrëmshme ka qenë skenar mes BDI-së dhe VMRO-së të cilët sipas tij kanë shumë për të fshehur nga krimi dhe korrupsioni në qeverisjen e kaluar. Arsyet se pse BDI-ja do të donte ta mbronte Veljanovskin, sipas Selës mund të jenë të mëdha.

Ndërsa nga Lëvizja BESA thonë se aktrimi i realizuar mbrëmë nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe deputetët e BDI-së mund të konkurojë lirisht për çmimin “Oskar” për aktrim

Sipas kësaj partie për fat të keq u dëshmua edhe njeherë konstatimi jonë se ende gjysma e regjimit vazhdon të jetë pjesë e pushtetit dhe pasojat e këtij regjimi si duket po kaplojnë pushtetin në tërësi dhe jo rastësisht po dëshmohet se BDI vazhdon të mbetet partneri me dëshiruar për partitë maqedonase. 

“Pasi që Kuvendi i Maqedonisë së Veriut po shëndrohet në çerdhe për mbrojtje të njerëzve që cenuan sigurinë e shtetit nuk na mbetet gjë tjetër që të kërkojmë sa më shpejt shpërbërjen e Kuvendit dhe shkuarrjen në zgjedhje të parakohshme dhe aty qartazi të shihet verdikti i popullit a do lejojnë qytetarët që me votën e tyre të përkrahin deputetë që do vihen në shërbim të krimit. Nga gjithë analizat e deritanishme rezulton se kjo Qeveri dhe kjo shumicë parlamentare ka dështuar në luftën ndaj krimit, korupcionit dhe nepotizmit prandaj Lëvizja Besa zgjidhjen e vetme e sheh në zgjedhje të parakohshme.”, reagojnë nga Lëvizja BESA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat