VMRO-DPMNE: Kemi rast të ri të nepotizmit, të cilit mund t’ia ketë lakmi edhe Mira Dizel

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Kemi rast të ri të nepotizmit, të cilit mund t’ia ketë lakmi edhe Mira Dizel

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 14:54
Dimçe Arsovski

Rast të ri të nepotizmit prezantoi sot partia opozitare e VMRO-DPMNE-së nga ana e zëdhënësit Dimçe Arsovski i cili në konferencë për media theksoi disa detaje, këtë herë nga deputetja Tanja Kovaçev,  të cilën, sipas Arsovskit, mund ta ketë lakmi madje edhe Mira Dizel.

“Epidemia e nepotizmit nga lloji më i rëndë e ka kapluar familjen e deputetes Tanja Kovaçev nga LSDM. Mendojmë se në këtë rast mund të ketë lakmi edhe Mira Dizel Stojçevska, madje mund të jetë edhe xheloze.

Pyesim, a është punësuar bashkëshorti i Tanja Kovaçev pa arsimim përkatës në AD Shërbimet e Aeroportit – Aeroportet e Maqedonisë?

A është punësuar motra e saj, Katerina Haxhievska-Jakimovska në DAP si inspektor për lojërat e fatit. A është punësuar dhëndëri i motrës në Ujësjellësin dhe Kanalizimin në Shkup?

A është vendosur si drejtoreshë e Bordit Mbikëqyrës të AD Shërbimet e Aeroportit, kunata e saj, Eleonora Fundu, ku punon edhe bashkëshorti i saj.

Nëse e gjithë kjo është e vërtetë, atëherë në epideminë e nepotizmit kemi edhe rastin e parë ku e punësuara është kunata, për dallim nga rastet tjera ku të punësuar kishte, nëna, djem, vajza, motra, vëllezër, vjehrri, bashkëshortë, gjyshe e kështu me radhë, megjithatë të mos i përzihemi dhe të mos i hyjmë në marrëdhëniet familjare dhe puna. Të rikujtoj se të gjitha këto informata që i prezantuam i kemi marrë nga qytetarët dhe anëtarët që janë shumë të zhgënjyer nga nepotizmi i pushtetit”, deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat