Spasovski: Numri i të zhdukurve ka shënuar rënie, nuk ka vend për panik

Maqedonia

Spasovski: Numri i të zhdukurve ka shënuar rënie, nuk ka vend për panik

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 14:59
Oliver Spasovski, Ministër i brendshëm

Megjithëse nga MPB-ja thonë se numri i të zhdukurve ka shënuar rënie, raportet zyrtare të tyre tregojnë se në pesë vitet e fundit në nivel vendi, për çdo ditë ka humbur nga një person. Sipas statistikave të policisë nga viti 2014 deri në vitin 2018 në Maqedoni si të zhdukur janë evidentuar gjithsej 2008 persona, prej të cilëve 1876 janë gjetur të gjallë ose të vdekur. Përderisa, 132 persona ende janë në kërkim, nga policia thonë se kanë arritur të realizojnë 94% të këtyre procedurave.

Ministria e Punëve të Brendshme

Në vitin 2014, nga 574 të zhdukur janë gjetur 554 persona, kurse për 20 persona janë në kërkim.

Në vitin 2015, nga 413 të zhdukur janë gjetur 395 persona, kurse për 18 persona janë në kërkim.

Në vitin 2016, nga 234 të zhdukur janë gjetur 205 persona, kurse për 29 persona janë në kërkim.

Në vitin 2017, nga 417 të zhdukur janë gjetur 349 persona, kurse për 68 persona janë në kërkim.

Në vitin 2018, nga 370 të zhdukur janë gjetur 373 persona, 3 prej të cilëve janë gjetur që më parë.

Ministri brendshëm, Oliver Spasovski apelon që mos të bëhet panik nga një strukturë njerëzish, të cilët me konotacion politik ose me interesa të tjera keqpërdorin rrjetet sociale me lajme të rrejshme. Ai theksoi se edhe një ish epror i MPB-së, publikoi status në ‘Facebook’ me shpifje e gënjeshtra.

Unë dua të ju falemi nderohem juve të gjithëve që keni qasje profesionale ndaj lajmeve të tilla, dhe kontribuoni të mos ketë panik dhe nxitje se diçka e tmerrshme po ndodh në shtet. Por, për fat të keq më duhet të konstatoj se ka edhe struktura të caktuara dhe gazetarë, për të cilët sensacioni është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër.” – theksoi Oliver Spasovski, Ministër i brendshëm

Vetëm në territorin e kryeqytetit, sipas SPB-Shkup, gjatë pesë viteve të fundit si të zhdukur janë evidentuar 990 persona, prej të cilëve 881 janë gjetur dhe 109 të tjerët ende janë në kërkim. Kurse, në dy muajt e këtij viti, sipas policisë, prej 24 të zhdukurve, 20 janë gjetur dhe 4 janë në kërkim.

Sipas mjekësisë ligjore dhe organeve hetuese shumica e të gjeturve janë vetëvrarë e asnjë rast i të zhdukurve që kanë rezultuar të vdekur, nuk kanë qenë pre e kidnapimeve për trafikim të organeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat