Zeqiri demanton Xhaferin: Nuk jam unë arsyeja e ndërprerjes së seancës

Maqedonia

Zeqiri demanton Xhaferin: Nuk jam unë arsyeja e ndërprerjes së seancës

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 15:11
Muhamet Zeqiri

“I hedh poshtë kategorikisht pretendimet e kreut të Kuvendit Talat Xhaferi se unë kam qenë arsyeja e ndërprerjes së seancës. Aspak s’ka pasur një situatë të tillë. Në asnjë moment nuk ka pasur fyerje direkte nga ana ime drejt Xhaferit. Përgjegjësinë për mos-vendimin e marrjes së imunitetit Xhaferi nuk mund ta hedhë te dikush tjetër. Pyetje është a punon hapur Xhaferi me VMRO-në. Publiku kërkon përgjigje, a u kalkulua dje ose jo kurse z. Xhaferi është i obliguar të sqarojë. Kam kërkuar nga ai që ta lexojë konkluzionin që të mund të votohet para mesnatës. Dukshëm ishte se me vetëdije u prit të kalojë mesnata kur e patë se u qetësuan edhe deputetët e VMRO-së”, deklaroi Muhamet Zeqiri, deputet i LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat