Fiti: Nga 100 studentët e diplomuar, vetëm 13 mund të gjejnë punë pa probleme

Maqedonia

Fiti: Nga 100 studentët e diplomuar, vetëm 13 mund të gjejnë punë pa probleme

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 15:22
Kryetari i Akademisë dhe Shkencave të Maqedonisë, Taki Fiti

Kryetari i Akademisë dhe Shkencave të Maqedonisë, Taki Fiti sot kuvendin e rregullt të Akademisë tha se nevojiten reforma të thella në sistemin arsimor të vendit, përmirësimi i kuadrit ligjor që rregullon organizimin dhe funksionimin e partive, është i domosdoshëm demokratizimi brenda vetë partive politike.

“Cilësia dhe efikasiteti i institucioneve kushtëzohet rregullisht nga cilësitë e personelit të punësuar në to dhe veçanërisht nga cilësia e personave të parë në institucione. Prandaj, cilësia e sistemit arsimor në të gjitha nivelet e arsimit, dukshëm është përkeqësuar në dhjetë vitet e fundit, prodhon institucione të dobëta dhe joefikase në planet afatgjatë. Ky faktor tek ne është theksuar me ekzistencën e papunësisë jashtëzakonisht të lartë, kryesisht nga një natyrë strukturore e cila dërgon në një zhvlerësim të kapitalit njerëzor, gjegjësisht në humbjen e njohurive dhe shkathtësive të fituara nga sistemi formal i arsimit, ashtu siç është”, tha Fiti.

Ai shtoi se nevojiten reforma të thella në sistemin arsimor të vendit. Fiti informon se efikasiteti i sistemit arsimor në vendet e Ballkanit Perëndimor, pra dhe në vendin tonë, është i ulët dhe shqetësuese.

“Hulumtimet mbi këtë çështje thonë se efikasiteti i sistemit arsimor është vetëm 13 për qind, kjo do të thotë se nga 100 të diplomuar nga universitetet tona, vetëm 13 mund të gjejnë punë sipas kualifikimeve të tyre, pa probleme të veçanta”, tha akademiku Fiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat