Muhamed Zekiri: Kërkova nga Talat Xhaferi ta lexoje përfundimin që të votojmë para mesnate

Maqedonia

Muhamed Zekiri: Kërkova nga Talat Xhaferi ta lexoje përfundimin që të votojmë para mesnate

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 15:35
Muhamed Zekiri

Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri i hodhi poshtë akuzat se ai ka faj se pse nuk është votuar marrja e imunitetit të deputetit, Trajko Velanoski. Tha se nuk e ka ofenduar Talat Xhaferin.

“Kërkova që ta lexoje përfundimin që të votojmë para mesnate”, deklaroi Zekiri.

Ai shtoi se nuk ka pasur situatë të nxitur që të ketë nevojë për ndërprerjen e seancës.

“Ai është një deputet me përvojë, di të menaxhoje edhe me seanca më tensionuese”, deklaroi Zekiri për Xhaferin dhe shtoi se përgjegjësinë nuk duhet që ta hedh te të tjerët.

“Xhaferi a punon me vetëdije për VMRO-DPMNE-në”, pyeti Zekiri dhe në lidhje me idenë për ngritjen e interpelancës ndaj kryeparlamentarit tha se në mënyrë shtesë do të vendosin në grupin e deputetëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat