Xholev: Nuk kemi dërguar përsëri kërkesë për marrjen e imunitetit të deputetit të Veljanoskit

Maqedonia

Xholev: Nuk kemi dërguar përsëri kërkesë për marrjen e imunitetit të deputetit të Veljanoskit

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 15:46
Ivan Xholev

Kryetari i Gjykatës Penale në Shkup, Ivan Xholev, nuk dha një përgjigje përfundimtare ndaj pyetjes së gazetarit nëse gjykata do të dërgojë kërkesë përsëri në Kuvend ku do të kërkohet heqja e imunitetit të deputetëve Trajko Veljanoskit dhe Ljupço Dimovskit, të dyshuar në hetimet e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion.

“Praktikat tregojnë se këtë do ta shqyrtojmë, por sa kamë njohuri unë, nuk është dërguar përsëri kërkesë. Megjithatë, do të ulemi të gjithë së bashku me gjyqtarët dhe do të bisedojmë për hapat e ardhshëm se çka do të ndërmarrim”, tha Xholev.

Mbrëmë Kuvendi nuk ia ka marrë imunitetin e deputetit ish-kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanoskit. Ai është i akuzuar për ngjarjet e “27 prillit” në Kuvend të vitit 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat