Presidenti bullgar insiston që Shkupi të mos redaktojë librat bullgarë

Maqedonia

Presidenti bullgar insiston që Shkupi të mos redaktojë librat bullgarë

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 17:00
Rumen Radev dhe Nikolla Dimitrov

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë potencial që së shpejti shkëmbimi tregtar midis tyre të arrijë 1 miliard euro, por ka shumë punë për t’u bërë për konektivitetin, miqësinë, kontaktet biznes, krijimin e pikave të reja kufitare.

Këtë e tha presidenti Rumen Radev pas takimit në Sofje me ministrin e jashtëm maqedonas Nikolla Dimitrov. Rruga më e shkurtër dhe pa probleme e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së është respektimi i fakteve historike, mendon zoti Radev.

Lidhur me këtë ai insistoi para mikut të tij që në Maqedoninë e Veriut botimi i veprave të krijuesve bullgarë të Rilindjes dhe të shkrimtarëve të kohës sonë, të bëhet pa ndryshimin e teksteve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat