Emrat e shkollave në Çair, Ganiu: Faji tek Regjistri Qendror, presim përgjigje. Ademi: Preokupim kryesor, të rrisim cilësinë e arsimit

Maqedonia

Emrat e shkollave në Çair, Ganiu: Faji tek Regjistri Qendror, presim përgjigje. Ademi: Preokupim kryesor, të rrisim cilësinë e arsimit

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 17:08
MASh

As nga MASh e as nga komuna nuk e dinë se përse procedura ka ngecur dhe përse shkollat ligjërisht vazhdojnë të mbajnë emrat e vjetër, në kundërshtim me  vullnetin e  shprehur të drejtuesve të shkollave dhe këshillave të prindërve. Nga komuna presin ende përgjigje nga regjistri qendror.

“Ne të gjitha procedurat ligjore i kemi adresuar ku duhet. Informata është se problemi qëndron te Regjistri Qendror, prej atje nuk kemi asnjë informatë kthyese”,- tha kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Nga MASh thonë se nuk është koha për ngritje tensionesh të panevojshme dhe të gjithë duhet të përqendrohen në problemin më akut, atë të  ngritjes së cilësisë në arsim. 

“Duhet që në bazë të shkresave të përcjella te Regjistri Qendror, të merret qëndrimi në favor të vullnetit të menaxhmentit të shkollave, komunës si themeluese e shkollave fillore dhe komunitetit, pra banorëve te të cilët gravitojnë këto shkolla. Në këtë periudhë duhet të fokusohemi më shumë në ngritje të cilësisë në arsim, sesa në krijimin e tensioneve që nuk i kontribuojnë ngritjes së cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies. Prandaj temë diskutimi duhet të jetë ngritja e cilësisë”,- tha ministri i arsimit dhe shkencës, Arbër Ademi.

Dhe për të ngritur cilësinë e mësimdhënies, komuna e Çairit ka filluar nga Shkolla “Ismail Qemali” një projekt për të nxitur nxënësit drejt ideve inovative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat