Parandalimi i korrupsionit, sektori civil - aleat i rëndësishëm i KPK-së

Maqedonia

Parandalimi i korrupsionit, sektori civil - aleat i rëndësishëm i KPK-së

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 17:09
Komisioni për anti korrupsion

Në takimin mes anëtarëve të rinj të Komisionit dhe sektorit civil u potencua domosdoshmëria e këtij bashkëpunimi, sidomos në këtë periudhë para zgjedhore për të ndihmuar në parandalimin e korrupsionit në nivele të ndryshme të pushtetit.

“Konsiderojmë se sektori civil është aleati ynë më i madh në luftën kundër korrupsionit dhe në përgjithësi. Në prag të zgjedhjeve presidenciale, vlerësojmë se nga ana e tyre do të mund të presim ndihmë, mbështetje, por edhe një numër të konsiderueshëm të informacioneve për të proceduar dhe formuar lëndë, nëse do të jetë e nevojshme”,- deklaroi kryetarja e Komisionit për anti korrupsion, Biljana Ivanovska.

Përfaqësuesit e organizatave joqeveritare dhanë idetë e tyre konkrete për të parandaluar korrupsionin. 

“Kemi një sërë propozimesh se si ne mund komunikojmë edhe atë çdo ditë, që të mund t’iu kundërvihemi politikave korruptive të partive politike, pa përjashtim, gjatë proceseve zgjedhore. Me rëndësi është që të gjithë të jemi syçelë, sepse ka shumë mënyra se si mund të zbehet besimi i qytetarëve në këtë prag të zgjedhjeve”,- theksoi Xhabir Deralla nga OJQ “Civil”.

“Pjesa kryesore e ekspertizave në pjesën më të madhe janë në monitorimin e aktiviteteve që bëjmë, me të cilat mund të paraqesim fakte apo dëshmi tek Komisioni për parandalim të korrupsionit, që zbulojmë keqpërdorime të ndryshme të pushtetit në nivele të ndryshme, duke filluar nga ndërmarrjet publike”,- u shpreh Marko Trashanovski  nga Instituti për Demokraci.

Bashkërisht u hartua edhe plani dhe metodat që pasojnë për të parandaluar rastet e korrupsionit në vend në prag të zgjedhjeve presidenciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat