Bloomberg-Indeksi i shëndetit, Maqedonia e 56-a në botë, e fundit në rajon

Maqedonia

Bloomberg-Indeksi i shëndetit, Maqedonia e 56-a në botë, e fundit në rajon

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 17:12
Bloomberg-Indeksi i shëndetit

Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 56 në botë dhe e fundit në rajon sa i përket shëndetit, sipas analizës 2019 të Indeksit të Shëndetit të Bloomberg.

Radhitja e fundit e vendit tonë shënon një zbritje prej 7 shkallësh krahasuar me vitin e mëparshëm.

Në rajon, më të shëndetshmit janë malazezët, që zënë vendin e 41 në botë, boshnjakët u gjendën në vendin e 42, Shqipëria e 50-a dhe Serbia e 55-a. Studimi thekson se përmirësimin më të lartë e ka arritur Shqipëria, e cila ka ngjitur 7 shkallë nga të dhënat e një viti më parë.

Spanja ka jetëgjatësinë më të madhe midis kombeve të Bashkimit Europian dhe ndjek vetëm Japoninë dhe Zvicrën në nivel global, tregojnë të dhënat e Kombeve të Bashkuara. Indeksi klasifikon 169 vende, të cilat radhiten sipas faktorëve që kontribuojnë në shëndetin e përgjithshëm.

Ai bazohet në jetëgjatësinë,  përdorimin e duhanit dhe obezitetin, duke marrë parasysh faktorët mjedisorë, që përfshijnë aksesin në ujë të pastër dhe kanalizimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat