LSDM: OBRM-PDUKM të ndalojë me keqpërdorimin e tragjedisë njerëzore për poena politike

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM të ndalojë me keqpërdorimin e tragjedisë njerëzore për poena politike

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 21:21
LSDM

Nga partia në pushtet LSDM kërkojnë nga partia opozitare OBRM-PDUKM që të ndalojnë me keqpërdorimin e tragjedisë njerëzore për politika ditore.

“OBRM-PDUKM-ja e sëmurë nuk ka koncept dhe vazhdon me keqpërdorimin e fatkeqësive dhe tragjeditë njerëzore për politika ditore.

Në periudhën ku ende ka njerëz të cilët luftojnë për jetë për shkak të tragjedisë, OBRM-PDUKM në mënyrë të sëmurë përpiqet që të fitojë poena politik.

Duke iu falënderuar intervenimit efikas, të shpejtë dhe në kohë të zyrtarëve shëndetësor, ndihmës së shpejtë, zjarrfikësve dhe Ministrisë së Brendshme është penguar një katastrofë më e madhe, ndoshta me më shumë viktima njerëzor”, thonë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat