Maqedonia në vendin e 56-të të kombeve më të shëndetshme në botë

Maqedonia

Maqedonia në vendin e 56-të të kombeve më të shëndetshme në botë

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 21:25
Ilustrim

Sipas indeksit të Bloomberg për kombe të shëndetshme, Maqedonia e zë vendin e 56-të në botë, nga 169 vende gjithsej.

Në listën e kombeve më të shëndetshme vendin e parë e zë Spanja, e ndjekur nga Italia, Islanda, Japonia dhe Zvicra.

Nga vendet e ish-Jugosllavisë renditje më të mirë ka Sllovenia e cila gjendet në vendi e 24, Kroacia 31, Mali i Zi 41, Bosnja dhe Hercegovina 42 dhe Serbia 55.

Indeksi Bloomberg vlerëson kombet sipas jetëgjatësisë, mbipeshës, përdorimit të cigareve dhe faktorëve të mjedisit, si për shembull qasja deri tek uji i pastër dhe kushtet sanitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat