Baily: Përgjegjësia për “27 prillin”, e rëndësishme

Maqedonia

Baily: Përgjegjësia për “27 prillin”, e rëndësishme

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 22:11
Jess Baily

Ambasadori amerikan Jess Baily në një intervistë për emisionin “360 gradë” thotë se heqja e imunitetit të Veljanoskit është po aq e rëndësishme sa edhe përgjegjësia për ngjarjet e 27 prillit të dy viteve më parë.

Baily shmangi komentet për ndonjë marrëveshje të mundshme mes BDI-së dhe OBRM-PDUKM-së.

“Këto dy çështje, përgjegjësia për 27 prillin gjithashtu heqja e imunitetit të deputetit janë çështje shumë të rëndësishme që duhet të merren në konsideratë. Prandaj mendoj se kjo ndodh në sistemin tuaj politik dhe do të shohim se çfarë epilogu do të marr. Është vendim sovran që duhet ta marr Kuvendi”, theksoi Jess Baily, ambasador amerikan.

Nuk do t’i komentoni aluzionet për marrëveshje mes BDI-së dhe OBRM-PDUKM-së?

“E di që ka shumë komente se çfarë do të thotë kjo, kush me kë ka folur por unë nuk dua t’i komentoj ato gjëra. Ne i shohim çështjet fondamentale se çështje serioze arrestimi i një deputeti, gjithashtu është çështje e rëndësishme të ketë përgjegjësi për ngjarët e 27 prillit”, tha Jess Baily, ambasadori i SHBA-së në Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat