Zaev-Baily: Ndihma e SHBA-ve është e një rëndësie të veçantë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Maqedonia

Zaev-Baily: Ndihma e SHBA-ve është e një rëndësie të veçantë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 23:23
Zaev-Baily

Kryeministri Zoran Zaev realizoi takim lamtumire me ambasadorin e SHBA-ve, Jess Baily, ku u theksua rëndësia e mbështetjes së SHBA-ve për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

“Në takim, kryeministri Zaev shprehu falënderimet e tij personale të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të vendit tonë për kontributin aktiv të ambasadorit Baily gjatë mandatit të tij në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme kur mbështetja e SHBA-ve si një partner strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ishte e një rëndësie të madhe në procesin e anëtarësimit tonë në BE dhe NATO”, thuhet në deklaratën e qeverisë.

Ambasadori Bailey theksoi se është veçanërisht i kënaqur që gjatë qëndrimit të tij, Maqedonia ka zgjidhur mosmarrëveshjen me Greqinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat