Pas Talatit, vallë a duhej edhe Ali Ahmeti të lajmërohej në Click, për ti dalë në mbrojtje Ejup Halimit?

Maqedonia

Pas Talatit, vallë a duhej edhe Ali Ahmeti të lajmërohej në Click, për ti dalë në mbrojtje Ejup Halimit?

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 11:08
Emisioni Clik plus

Në emisionin Clik plus, mbrëm u zhvillua  një  show i vërtetë, ku pas shumë akuzave qe iu drejtuan  deputetit të BDI-së, Ejup Halimit, për mos votimin e heqjes së imunitetit ndaj Trajko Veljanovskit dhe ku  si përgjegjës kryesor u apostrofua Kryeparlamentari Talat Xhaferi, në një lidhje direkte u lajmërua edhe deputeti Muhamed Zekiri i cili jo që e  deklasoi  por edhe e turpëroi, para gjithë opinionit  deputetin Ejup Halimi.

Më pas për ti dalur në ndihmë u lajmërua në linje te drejtpërdrejt edhe Kryetari i parlamentit Talat Xhaferi, tepër i tronditur dhe konfuz. Ai u mundua sadopak  ti dalë në mbrojtje Ejup Halimit të turpëruar dhe gjatë kësaj paraqitje u  konfrontua ashpër  me deputetin e LSDM-së Muhamed Zeqirin.

Edhe pse Talat Xhaferi tani më si Kryetar i Parlamentit duhet të jetë neutral dhe apartiak, ai shpërtheu nga nervozizmi duke u shëndrruar në një militant të BDI-së?   

Shtrohet pyetja, sikur  të zgjaste emisioni edhe pak më tepër a  thua vallë do të lajmërohej edhe Ali Ahmeti për ti dal në mbrojtje Ejup Halimit dhe Talat Xhaferit, të cilët  nuk mund te gjenin  asnje argument normal se pse Talat Xhaferi nuk e vëndoj në votim heqjen e imunitetit te Trajko Veljanovskit?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat