Rrokulliset një autobus pa udhëtar në Strumicë

Maqedonia

Rrokulliset një autobus pa udhëtar në Strumicë

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 11:20
Foto: Aksidenti

Një autobus pa udhëtar është përmbysur dje rreth orës 18:30 në rrugën nga fshati Vasilevë drejt fshatit Piperevë.

Autobusi është drejtuar nga personi A.M (46) nga Strumica, i cili me Ndihmën e Shpejtë është dërguar në spitalin e Strumicës, ndërsa më pas është lëshuar në kurim shtëpiak pasi nuk ka marrë lëndime të rënda.

Aksidenti është konfirmuar edhe nga SPB Strumicë, prej ku informojnë se autobusi ka dalë nga korsia dhe është rrokullisur.

Arsyet për përmbysjen e autobusit tani janë të panjohura, ndërsa SPB Strumicë ka kryer hetime në vendin e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat